Formula 1 do të jetë mjaft emocionuese në tre garat e mbetura. Lewis Hamilton regjistroi kohën më të mirë në provat zyrtare të Çmimit të Madh të Katarit dhe mesazhi për Max Verstappen është i qartë.
Holandezi do të niset i dyti, mes dy makinave Mercedes që duan të fitojnë edhe Botërorin për konstruktorë. Valtteri Bottas do tentojë të ndihmojë shokun e skuadrës, Hamilton.
Here's how the grid lines up for race day in Qatar ?#QatarGP ?? #F1 pic.twitter.com/ZF36jlK3EU
— Formula 1 (@F1) November 20, 2021
Ka pasur edhe surpriza, pas në vendin e katërt u pozicionua Pierre Gasly me Alpha Tauri dhe u ndoq nga Fernando Alonso me makinën e tij Alpine.
Nga makinat Ferrari vetëm Carlos Sainz u përfshi në dhjetëshen më të shpejtë. Ai u rendit në vendin e shtatë, ndërsa i dhjeti u rendit Sebastian Vettel. / abcnews.al