Atalanta “manita” kundër Spezia, barazon Interin me pikë

schedule16:56 - 20 Nëntor, 2021

schedule 16:56 - 20 Nëntor, 2021

Atalanta nuk fal në shtëpi, madje triumfon me rezultatin 5-2 me përmbysje kundër skuadrës së Spezia. Skuadra e Gasperini ka shkuar në kuotën e 25 pikë, po aq sa ka Interi i vendit të katërt.

Spezia befasoi në fillim, duke shënuar me anë të Nzola që në minutën e 11-të. Festa nuk zgjati shumë për miqtë, pasi Pasalic i barazoi shifrat pas 7 minutash.

Atalanta u hodh në sulm për të shënuar sërish dhe Zapata ishte ai që i dha epërsinë skuadrës së tij, kurse kroati Pasalic realizoi golin e dytë personal dhe bergamaskët shkuan në dhomat e zhveshjes me rezultatin 3-1 në favor.

Spektakli nuk kishte mbaruar dhe Luis Muriel rigjeti golin, kurse Malinovsky bëri “manita”-n. Spezia në shtesë shënoi sërish me Nzola, duke festuar në aspektin personal dygolëshin e realizuar. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!