“Pa dhimbje, pa shenja,” pajisja e lazerit për heqjen e variceve në Klinikën Vivia

schedule16:57 - 20 Nëntor, 2021

schedule 16:57 - 20 Nëntor, 2021

Varicet janë një problem shëndetësor që shpesh ndikon edhe në pjesën estetike. Në klinikën Vivia, pjesë e spitalit Amerikan 3, varicet trajtohen me një procedurë mjaft moderne falë një pajisje që gjendet vetëm aty.

Kirurgu vaskular Valbon Gashi, i specializuar për kryerjen e kësaj ndërhyrje thotë se pacientët kanë mundësinë të vijojnë aktivitetin normal menjëherë.

“Përpara varicet i kanë parë si një dukuri estetike, më vonë e kanë vërejt që pacientët që kanë pasur varice kanë pasur komplikime si embolia pulmonare dhe pastaj është mbledhur një grup ekspertësh ndërkombëtar dhe kanë marrë parasysh që nuk janë sëmundje profesionale por është një sëmundje e rrezikshme. Në klinikën Vivia, këto metoda trajtohen me metodën lazerike, dhe sikur ato estetike sikur ato shëruese, trajtohen me valë elektromagnetike 14/70. Për fat të mirë klinikia Vivia ka marrë një prej aparateve më moderne në botë…”

Një paciente që vuante nga varicet, falë ndërhyrjes që bëri në klinikën Vivia, ajo dëshmon se ndihet mirë dhe se nuk ka pasur asnjë shqetësim.

“Kam kry operacionin me rreze lazer dhe jam jashtë mase e kënaqur. Operacioni ishte shumë i lehtë, pa dhimbje, pa shenja, pa asnjë lloj problemi. Nuk kam pasur absolutisht asnjë lloj problemi dhe kam punuar çdo ditë.”

Doktori Valbon Gashi, është një prej specialistëve më të mirë për këtë ndërhyrje specifike. Atë mund ta gjeni vetëm në klinikën Vivia, pjesë e spitalit “Amerikan 3”. /abcnews.al/