Ajo e Joao Pedro në kombëtare po bëhet dita-ditës një hipotezë gjithnjë e më konkrete.
Italia e Mancinit është e dëshpëruar pasi nuk arriti kualifikimin direkt për në Katar 2022 duke siguruar vetëm fazën play-off.
Siç raportohet nga La Gazzetta dello Sport, FIGC po punon për të verifikuar në detaje situatën e sulmuesit brazilian me pasaportë italiane. Tashmë javën e ardhshme telefoni i kapitenit të Cagliarit mund të bjerë dhe numri në ekran mund të jetë ai i trajnerit italian, gati për ta thirrur për në skenë në fund të janarit dhe më pas, ndoshta, për play-offin e Botërorit në Mars.
Joao Pedro është shtetas italian që nga viti 2017 dhe nuk është thirrur asnjëherë, ndonëse asnjëherë nuk e ka fshehur se ishte një nga ëndrrat dhe synimet e tij.
Me fanellën e Brazilit ai luajti vetëm një kampionat të Amerikës së Jugut U-17 në vitin 2009 dhe kjo, sipas rregullave të FIFA-s, nuk duhet të përfaqësojë një pengesë për thirrjen e tij me Italinë. /abcnews.al/