E ngatërroi me një ilaç, 27-vjeçarja gëlltit kufjen e telefonit

schedule10:46 - 20 Nëntor, 2021

schedule 10:46 - 20 Nëntor, 2021

Një vajzë 27-vjeçare nga Bostoni ka gëlltitur aksidentalisht një nga Apple Airpods pasi e ngatërroi me një qetësues. Carli Bellmer ndau një video të TikTok ku shfaqej duke qarë pasi kishte kuptuar se kishte marrë kufjen duke menduar si ishte një ibuprofen.

“Unë kisha një ibuprofen dhe një AirPod në njërën dorë. Kur e mora thashë, “Oh ishte pak e vështirë ta gëlltisësh” dhe më pashë ibuprofenin në dorën time. Pjesa tjetër ishte një lloj turbullimi sepse isha si e çmendur.”, tha ajo.

Ajo këmbëngul se nuk është i vetmi eprson që ka bërë një gabim të tillë duke thënë: “Unë nuk jam e para që e bëj këtë dhe definitivisht nuk do të jem e fundit, ndaj për qëllime edukative, desha të ndaj gjë”. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!