Në një kohë kur rastet me Covid kanë shënuar rritje në Francë, autoritetet shëndetësore po rekomandojnë miratimin e një dozë përforcuese mbi moshën 40 vjeç. Autoriteti i Lartë Shëndetësor (HAS) ka rekomanduar gjithashtu që doza përforcuese të jepet gjashtë muaj pas marrjes së dozës së parë.
Në Francë, vetëm personat mbi 65 vjeç dhe ata që janë në rrezik nga sëmundje të rënda duhet të marrin një dozë përforcuese për të eleminuar efektivitetin në rënie të vaksinave me kalimin e kohës. Nga 1 dhjetori, kjo dozë përforcuese do të jetë e disponueshme për moshat 50-64 vjeç. Autoriteti i Lartë Francez ka shpjeguar rekomandimin e tij të ri bazuar në të dhënat që “mbështesin përfitimet e një doze përforcuese”.
Ai bazohet në shembullin e Izraelit, ku kjo dozë “kontribuon në nivele të larta mbrojtjeje kundër infeksionit SARS-CoV-2, duke përfshirë njerëzit nën 60 vjeç”. Ekziston “një reduktim i rrezikut të infeksioneve, sëmundjeve dhe vdekjes tek personat mbi 40 vjeç që kanë marrë një dozë përforcuese në krahasim me ata që nuk e kanë marrë”.
/abcnews.al