Shumë emocione. Rrahje të forta zemre dhe në fund 4 mijë euro. Xhulia, lojtarja e mbrëmjes së sotme te “Kutia 21” në “ABC” arriti që të fitonte një shumë të majme, rekord deri tani 4 mijë euro. Praktikisht kjo është shuma e dytë më e madhe në lojë pas maksimales që është 10 mijë euro.
Loja shkoi shumë mirë për Xhulian që në fund kishte një dilemë të madhe, të zgjidhte kutinë apo ofertën. Mes 4 mijë dhe 150 eurove, Xhulia mori një ofertë prej 1150 eurosh nga “bankieri” Edi Oga, por nuk u tundua.
Ajo vendosi që të mbante kutinë që kishte zgjedhur që në fillim duke mos iu ndarë fatit të parë. “Kam shumë bindje. Kam ndjesinë. Vazhdojmë lojën“, tha Xhulia duke mbajtur kutinë që kishte zgjedhur, brenda së cilës në fund rezultoi se kishte 4 mijë euro duke ia lënë më pas vendin festës./ Abcnews.al