Një video po bën xhiron e rrjetit, ku tri kobra helmuese shihen pranë njëra tjetrës të ngjitura në një dru.
Pamjet u incizuan nga Guide Nilesh Wankhede, 32 vjeç, në rajonin perëndimor indian, Maharashtra.
Sipas Daily Mail, Nilesh i kishte shpëtuar këto kobra nga tri vende të ndryshme në fshatin Harisal dhe i lëshoi në një park.
“Kam shpëtuar qindra gjarpërinj në 20 vitet e fundit, por kurrë nuk kam parë pamje të tillë. Është mahnitëse t’i shohësh të tre së bashku”, tha ai.
Kobrat mund të rriten deri në gati pesë metra e gjysmë dhe janë gjarpërinjtë më të gjatë helmues./abcnews.al