Gjykata Themelore në Ferizaj u ka vazhduar masën e paraburgimit në kohëzgjatje edhe për dy muaj Dardan Krivaqës e Arbër Sejdiut, të dyshuar për vdekjen e 18-vjecares nga Ferizaj, Marigona Osmanit, shkruan Gazeta Express.
Nga gjykata Themelore në Ferizaj kanë konfirmuar për Express, se masa e paraburgimit është vazhduar deri më 18 janar të vitit të ardhshëm. Prokuroria Themelore e Ferizajt, para dy ditësh paraqiti kërkesën e paraburgimit për të dyshuarit.
“Ju njoftoj se Gjykata Themelore në Ferizaj ka vazhduar edhe për dy (2) muaj masën e paraburgimit për dy të dyshuarit.” /abcnews.al/