Negociatat/ Xhaçka me homologun austriak: Ballkani Perëndimor provë për modelin evropian

schedule11:12 - 19 Nëntor, 2021

schedule 11:12 - 19 Nëntor, 2021

Ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka këtë të premte ka pritur në një takim homologun e saj austriak Michael Linhart.

Në fokus të këtij takimi duket se ka qenë hapja e negociatave për Shqipërinë.

Ministrja në fjalën e saj është shprehur se vizita e Linhart është një tregues për stabilitetin në rajon.

Ndër të tjera ajo është shprehur se Ballkani Perëndimor është një provë për modelin evropian, procesi i transformimit në vende tona dhe fillimi i negociatave të anëtarësit do të ishte një sinjal angazhues.

“ Vizita e Michael, tregues i vëmendjes që Austria i kushton Shqipërisë dhe rajonit.  Austria, kontribut të konsiderueshëm për sigurinë dhe stabilitetin e të gjithë rajonit, veçanërisht në integrimin e Shqipërisë në BE. Përforcimi i angazhimit të BE-së dhe bashkëpunimin politik me BP, i domosdoshëm. Rigjallërimi i perspektivës së integrimit të rajonit, inkurajues për vazhdimin e reformave dhe forcimin e stabilitetit.  Ballkani Perëndimor është një provë për modelin evropian, procesi i transformimit në vende tona dhe fillimi i negociatave të anëtarësit do të ishte një sinjal angazhues. Interesi që procesi të avancojë duhet dhe është reciprok, BE dhe Ballkanin Perëndimor nuk e lidh vetëm afërsia gjeografike por dhe lidhjet historike dhe kulturore. Vizita e ministrit që ka mbërritur nga Shkurti dhe nga ture të ndryshme është përgjigja dhe mesazhi më i mirë”, ka thënë ajo. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!