Pas Barcelonës që riktheu Dani Alves, edhe Atletico e Madridit ka nisur punën për një rikthim të bujshëm. Bëhet fjalë për mbrojtësin uruguaian Diego Godin, i cili aktualisht është pjesë e Cagliarit dhe po negocion prishjen e kontratës me sardët.
Paga e tij e lartë, por edhe rezultatet e dobëta të Cagliarit në kampionat, kanë bërë që presidenti Giullini të konsiderojë prishjen e kontratës me mbrojtësin veteran që në janar, çka do t’i mundësonte Godin, të vendoste vetë për të ardhmen.
Mbrojtësi u largua nga Los Colchoneros në verën e 2019-ës, pasi nuk gjeti akordin për rinovimin e kontratës, megjithatë agjentet e tij kanë zbuluar se po punojnë për ta rikthyer edhe njëherë në “Wanda Metropolitano”, aty ku e pret krahëhapur Diego Simeone. /abcnews.al/