Telashet për Gianlucca Scamacca i shkaktojnë familjarët e tij. Pasi babai i tij kishte shkatërruar makinat e drejtuesve të Romës në Trigoria muaj më parë, tani gjyshi i tij është problematiku.
Sandro, 66 vjeç, në një bar në periferi të Romës ka kërcënuar një klient dhe është dashur të ndërhyrje policia.
Gjyshi i sulmuesit të Sassuolo dhe Italisë kishte një thikë në dorë dhe nuk ka dëgjuar policët për t’u dorëzuar.
Më pas ata me forcë e kanë ndaluar dhe e kanë arrestuar. Tani Sandro akuzohet për armëmbajtje, kanosje dhe kundërshtim i zyrtarëve të shtetit. / abcnews.al