Është tensionuar përsëri situata para Gjykatës së Fierit, ku pritet që Klodian Çalamani,i cili i mori jetën në mënyrë makabre 8-vjeçarit Mateo Vasiu, do të dalë para togave të zeza. Familjarët e vogëlushit janë të indinjuar, pasi kërkojnë që të jenë të pranishëm në sallën e gjyqit.
Fillimisht ata janë futur me forcë në ambientet e gjykatës, duke kërkuar të përballen me vrasësin. Kjo solli përplasje me policinë.
Seanca për 38-vjeçarin ishte parashikuar të niste në orën 10:30, por ai ende nuk është sjellë në gjykatë. Ndërkaq, situata është tensionuar sërish pasi familjarët dhe të afërmit e viktimës kanë dyshime se autorit mund të jetë sjellë nga një hyrje tjetër e gjykatës.
Ata kanë tentuar të hyjnë sërish me forcë, ndërsa forcat e policisë mundohen t’i bindin se Çalamani nuk është paraqitur ende në gjykatë.
Për të mbështetur familjarët dhe të afërmit e vogëlushit para gjykatës kanë ardhur edhe qytetarë të ndryshëm të Fierit, të cilët kanë bërë thirrje për drejtësi.
Klodian Çalamanin, rrëmbeu, vrau e më pas e groposi në oborrin e banesës së tij, 8 vjeçarin në fshatin Greçalli të Fierit. Ngjarja e rëndë ka tronditur mbarë opinionin publik. g.v/abcnews.al