Turqia vazhdoi provokimet e saj kundër Greqisë mbi detin Egje të enjten në mëngjes. Mediat greke raportojnë se dy palë avionë turq F-16 fluturuan mbi ishullin Agathonisi.
Protothema shkruan se shkelja e parë ka ndodhur në orën 10.00, më pas në orën 10:04 një nga dy palë avionë F-16 turk ka fluturuar mbi ishujt Antropofagoi dhe Makronisi në lartësinë 28.000 metër. /abcnews.al