Qëlloi ish-partnerin, artisja shqiptare “luftë” me drejtësinë greke: Duan të më bëjnë të çmendur

schedule23:47 - 17 Nëntor, 2021

schedule 23:47 - 17 Nëntor, 2021

Është e leverdishme të më quajnë me probleme mendore” pohoi 49-vjeçarja shqiptare Klodiana Çela para autoriteteve greke duke refuzuar që të bëjë ekzaminimin psikiatrik.

Ajo këmbëngul në versionin e saj se ka qëlluar me armë kundër ish-partnerit për shkak të fëmijës, që sipas saj, mjeku ja kishte marrë prej 5 vitesh.

E vërteta është një. Unë mbrojta jetën e fëmijës tim. Ai tha se do të qëllojë vajzën time që unë të jem fajtore dhe i tha se “nëna jote të shkojë në burg”. Vajza ime vrapoi në rrugë. Është e leverdishme që të më quajnë me probleme mendore.

A e dini pse; Për të mos dëgjuar të vërtetën. Kam të gjitha të drejtat e mia ligjore dhe njerëzore. Ndërsa nëse do të më çonin në spital psikiatrik nuk do t’i kisha”, thuhet në pretendimet e reja të artistes pamore 49-vjeçare. Çela këmbëngul se ajo mori armën për të mbrojtur 13-vjeçaren e saj.

Megjithatë, vajza e saj i ka mohuar akuzat, duke thënë se nëna e saj filloi të qëllonte të atin, që ndodhet i plagosur në spital. (lexo këtu të gjitha lajmet)./db/Abcnews.al