Shqipëria U-21 humbi mbrëmjen e djeshme ndeshjen kundër Kosovës U-21, ndeshje e vlefshme për kualifikueset e “Euro 2023”.
Kjo humbje kundër Kosovës ka komplikuar rrugën e kuqezinjëve për kualifikim, duke pasur parasysh se kanë humbur edhe ndeshjen me Slloveninë.
Trajneri Alban Bushi, pas humbjes me Kosovën ka reaguar nëpërmjet një portimi në instagram, teksa ka shkruar se nuk duhet të dorëzohen lojtarët përderisa jemi akoma në lojë për kualifikimin.
Bushi ndër të tjera ka shkruar se futbollistët nuk janë të fjalës, dhe se zemra e tyre flet ne fushën e lojës.
“Nuk mund të lëmë që dështimet e mia, të tuat, të tonat të përcaktojnë jetën tone. Duhet të mësojmë nga dështimet! Meritonim më shumë për atë që dhamë në fushë në të dyja ndeshjet (Slloveni dhe Kosovë). Ne e pamë ndeshjen me Slloveninë, ju e patë se sa shumë kishit luftuar dhe sa shumë gjëra të mira që kishit bërë, por… gabimet individuale që ne bëmë, kundërshtari na ndëshko. Nuk ka futboll pa gabime sikurse nuk ka gol po nuk gaboi ndokush! Ju keni zemër dhe luftuat! Nuk u dorëzuat për asnjë moment dhe kjo është më e rëndësishmja nga të gjitha. Fati nuk ishte me ne!
Për ndeshjen e djeshme kundrejt Kosovës, dua vetëm t’ju falenderoj, sepse sakrifikuat, lu.ftuat, shkuat përtej limiteve, pas një rraskapitjeje me Slloveninë, dhe përsëri fati nuk ishte me ne! Ju do të vazhdoni të fitoni e të humbni sepse futbolli është i tillë, por nuk do të rreshtni duke luftuar për të arritur qëllimet tuaja, ato që ju i keni vënë vetes, ato që ju i ëndërroni, ato që ju i doni. Unë kam shumë besim që do ia dilni sepse e meritoni. Ne duhet të vazhdojmë të luajmë ndeshjet tona! Asgjë nuk ka mbaruar! Kualifikimin ne e ëndërrojmë akoma dhe do të luftojme fort për të fituar ndeshjet e radhës. Ne futbollistët nuk shquhemi për fjalë, por për zemër. Sikurse ka thënë Barack Obama: “Për aq kohë sa marrim frymë, ka ende shpresë”. Unë jam me ju, dhe ne jemi një”, shkruan trajneri i U-21. /f.a/abcnews.al