Prishtina ka njoftuar se ka ndërprerë kontratën me trajnerin Zekirija Ramadani.
Prishtina nën drejtimin e Ramadanit arriti të fitonte titullin kampion pas 8 vitesh, teksa është bërë pjesë e saj në vitin 2020.
Drejtuesit e Prishtinës e falenderojnë Ramadanin për kontributin e dhënë, teksa shprehen se është një nga trajnerët më të suksesshëm në Kosovë, që ka arritur të fitojë titullin kampion për 3 vite rresht me 3 skuadra të ndryshme.
Ja njoftimi i plotë i Prishtinës:
“FC Prishtina dhe trajneri Zekirija Ramadani e ndërpresin bashkëpunimin. FC Prishtina njofton “Plisat” dhe opinion futbolldashës që e ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Zekirija Ramadani. “Timonieri” nga Shkupi iu bashkua Prishtinës në shtator të vitit 2020.
Ai së bashku me stafin e tij arriti që te Prishtina ta rikthejë titullin pas tetë edicioneve, andaj klubi e falënderon përzemërsisht për punën e bërë dhe i dëshirojmë përzemërsisht suksese në karrierë. Ramadani është një ndër trajnerët më të suksesshëm që ka punuar në Kosovë, pasi me tri skuadra të ndryshme e ka fituar titullin kampion, Prishtinën, Trepçën ’89 dhe Feronikelin”, thuhet në faqen zyrtare në ‘Facebook’.
/f.a/abcnews.al