Flet xhaxhai i autorit në Fier: E këshilloja dhe s’më dëgjonte, të dënohet me varje

schedule14:05 - 17 Nëntor, 2021

schedule 14:05 - 17 Nëntor, 2021

Xhaxhai i Klodian Çalamanit, kërkon dënimin më të rëndë për nipin  e tij, i cili  një ditë më parë i mori jetën në mënyrë makabre 8-vjeçarit Mateo Vasiut.  Vllasi Çalamani shprehet se nuk fliste me 38-vjeçarin, pasi ai nuk e dëgjonte. Ai thotë se e këshillonte, por ai pinte vazhdimisht alkool.

I pyetur nëse ka qenë për ngushëllim në familjen e vogëlushit, xhaxhi thotë se nuk ak shkuar ende por do ta bëjë.

“Unë  nuk shkoja mirë me te, nuk më dëgjonte. Ai po vinte 40 vjec. Nuk kishte probleme mendore, unë se di. I flisja të punonte, të sillej mirë. I flisja si prind.

Edhe mbrëmë e kam parë, kaloi këtu. Sillej si i droguar. Pinte alkool. Nuk kam shkuar për ngushëllim. Nuk i trembem hakmarrjes për mua. Nuk kam problem unë. I bëj thirrje kryetares së Parlamerntit, ligj me varje. Përderisa ka marrë rrugë të keqe çe do. Nuk e di pse e ka bërë atë veprim. Nuk di nëse ka pasur problem me familjen e viktimës.

Sic hyri ashtu doli dhe nga burgu, pa kthesa. Do të shkoj pranë familjes së viktimës. Kam edhe vetë fëmijë dhe nipër.

Shteti duhet ta mbante edhe më afër, ti gjente ndonjë punë. Bashkia e futi në punë, por kur pinte, s’të mban njeri në punë.

Motrën dhe të ëmën ka, babai i ka vdekur. Vëllai është në burg në Greqi, për drogë. Kur iku e ëma mori edhe këtë me vete, nuk e mbajti pastaj, jeton me cupen andej.  Dje në mëngjes e pashë Mateon, nga ora tetë po lëvizte këtu me biçikletë,” rrëfen ai. g.v/abcnews.al