Refuzoi të vaksinohej, Kimmich nuk mund të grumbullohet me skuadrën e Bayernit në hotel

schedule10:23 - 17 Nëntor, 2021

schedule 10:23 - 17 Nëntor, 2021

Joshua Kimmich është përballur me kufizime të reja nga qeveria gjermane. Mesfushori, një nga yjet e Bayern Munichut , është dashur të ndahet nga përqendrimi me pjesën tjetër të shokëve të skuadrës për shkak se nuk është vaksinuar kundër Coronavirus.

Bayerni kishte njoftuar pak orë më parë se Kimmich kishte munguar për arsye personale, pa dhënë detaje të tjera, ndërsa Serge Gnabry dhe Jamal Musiala ishin rikthyer pasi kishin kaluar karantinën si ai. Dallimi mes tyre është se mesfushori pasi nuk është i vaksinuar, nuk mund të ndajë të njëjtin hotel me shokët e skuadrës, që këtë të premte Augsburg. Kjo do të ndodhë edhe me Eric Maxim Chuopo-Mouting , i cili mbetet me ekipin e Kamerunit, kur të kthehet.

Rregulli 2G në Bavari është i qartë, njerëzit që nuk janë vaksinuar nuk mund të hyjnë në hotele dhe restorante. r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!