10 nga 11 personat e akuzuar nga Prokuroria e Kavajës për aferat me tokat ranore në zonën e plazhit të Spillesë do të qëndrojnë në burg. Gjykata e Kavajës ka lënë në arrest shtëpie vetëm Dashnor Çullhajn, ndërsa ish-nënprefekti Fatos Kaja dhe i kryeregjistruesi Seid Çikalleshi do të qëndrojnë në burg.
Gjykata e Kavajë ka lënë në burg 10 nga 11 personat e akuzuar nga prokuroria se kanë tjetërsuar 36 ha tokë ranore në zonën e plazhit të Spillesë.
Pas hekurave, deri në përfundim të hetimeve do të qëndrojnë Seid Çikalleshi, ish-kryeregjistrues i Hipotekës Kavajë, Fatos Kaja, ish- nënprefekt i Tiranës dhe drejtori aktual i ALUIZNI-t, Kavajë Altin Çoba. I vetmi që ka marrë një masë sigurie më të lehtë nga trupi gjykues ka qenë Dashnor Çullhaj, pasi ka probleme shëndetësore.
Sipas prokurorisë së qytetit bregdetar, ish-kryeregjistruesi i Hipotekës së Kavajës, Seid Çikalleshi në bashkëpunim me disa zyrtarë të institucionit të tij, si edhe me mbështetjen e ish-zyrtarëve të komunës Kryevidh, kanë ndryshuar zërin kadastral nga “ranishte” në “tokë arë”. Afera e tjetërsimit të pronës ka ndodhur nëpërmjet falsifikimit të dokumentave.
Më pas, këtë tokë ua kanë shpërndarë familjeve të ndryshme, të cilat kanë pasur qëllim tjetërsimin e menjëhershëm të saj, nëpërmjet shitjes. Hetimi ka nisur rreth një vit më parë, pas disa denoncimeve të bëra në organin e akuzës të shumë familjeve që figuronojnë pronarë ose jo pronarë në zyrat kadastrale të qytetit të Kavajës.
Nga deklarimet e personave te marrë në pyetje lidhur me hetimet për këtë dosje, vihet re se, pjesa më e madhe e atyre që kanë fituar tokë ranore ne Spillé, sipas kësaj skeme, i kanë shitur ose marrë pronësinë vetem me kartën e identitetit. Pas vitit 2011, – sqarohet nga prokuoria-, përfituesit e pronave thjesht ishin paraqitur tek noterët për të bërë transaksione me persona që nuk i kishin takuar apo njohur më parë. Një ndër denoncuesit ishte edhe Kryetarit i Këshillit të Qarkut Tiranë, Aldrin Dalipi./abcnews.al
Vendimi i masave të sigurisë nga Gjykata e Kavajës:
1. Seid Çikalleshi, ish-kryeregjistrues i Hipotekës Kavajë “Arrest në burg”
2. Dritan Kazazi, hartograf, ZVRPP, Kavajë “Arrest në burg”
3. Andi Gjeçi, jurist, ZVRPP, Kavajë “Arrest në burg”
4. Fatos Kaja, ish-nënprefekt i qarkut Tiranë “Arrest në burg”
5. Ilir Kaja, zyrtar i Njësisë Administrative Kryevidh, “Arrest në burg”
6. Nezir Leçini, ish-shef i Zyrës së Kadastrës, Kavajë “Arrest në burg”
7. Agron Xhelezi, ish-kryetar i Ndarjes së Tokave, Kavajë “Arrest në burg”
8. Enver Duqi, ish-Drejtor i Mbrojtjes së Tokës, Kavajë “Arrest në burg”
9. Altin Çoba, drejtor i ALUIZNI-t, Kavajë “Arrest në burg”
10. Behgjet Pjeçi, ish-kryetar i komunës Kryevidh, Kavajë “Arrest në burg”
11. Dashnor Çullaj, ish-zyrtar i komunës Kryevidh, Kavajë “Arrest shtëpie”
https://youtu.be/k5PkYkQnJp4