Federico Bernardeschi pësoi një dëmtim në ndeshjen e djeshme të Italisë kundër Irlandës së Veriut dhe sot Juventusi ka mësuar se do të duhet të bëjë pa të në dy ndeshjet e radhës.
Mesfushori ka një problem muskulor dhe duhet të qëndrojë 10 ditë larg fushave të blerta dhe më pas do të kryejë teste të tjera mjekësore për të parë gjendjen e tij.
Nga përllogaritjet Bernardeschi do të mungojë në ndeshjen e së shtunës kundër Lazios dhe në mesjavë në Champions League, në duelin ndaj Chelsea. / abcnews.al