Bashkia e Durrësit anulon tenderin për “Velierën”: Letrat kanë gabime

schedule18:20 - 16 Nëntor, 2021

schedule 18:20 - 16 Nëntor, 2021

Anulohet tenderi për projektin “Veliera”. Vendimi është marrë nga bashkia e Durrësit në momentin që pritej që të shpallej fituesi për “Fazën e katërt të sheshit publik para hyrjes së portit Durrës”. Në agjencinë e prokurimit publik theksohet se bashkia e ka anuluar tenderin për arsye se “dokumentet e tenderit përmbajnë gabime ose mangësi të rëndësishme”, por pa i specifikuar.

Faza e katërt kishte vlerë 248 milionë lekë për realizimin e veshjes së sipërme të strukturës. Projekti pak vite më parë shkaktoi debate të shumta mes shumicës dhe opozitës, ndërsa një grup nga shoqëria civile e dërgoi në gjyq./ Abcnews.al