Bayern merr lajmin e madh, rikthehen në fushë pasi kaluan Covid-19

schedule18:09 - 16 Nëntor, 2021

schedule 18:09 - 16 Nëntor, 2021

Bayern Munich marrin lajmin e mirë pasi që katër lojtarë kanë kaluar coronavirusin dhe janë kthyer në stërvitje.

Eric Maxim Choupo-Moting, Joshua Kimmich, Serge Gnabry e Jamal Musiala kanë rezultuar negativë duke lënë përfundimisht karantinën.

Nga ana tjetër, nuk do të jetë i gatshëm për ekipin Niklas Sule, pasi mbrojtësi mbetet karantinë dhe nuk është akoma i gatshëm për t’u bashkuar me skuadrën.

Trajneri Julian Nagelsmann do t’i këtë disa nga këta lojtarë me shumë gjasa në fushë të shtunën. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!