Juventus do të përballet me Lacion këtë fundjavë, ndeshje e vlefshme për javën e 13-të në Seria A.
Për këtë ndeshje Juventusi do të ketë një mungesë të madhe, teksa ish-lojtari i Fiorentinës nuk do të jetë gati për trajnerin Missimiliano Allegri.
Federico Bernardeschi është dëmtuar me kombëtaren italiane në sfidën më Iralndën e Veriut, që ishte e vlefshme për kualifikueset e Botërorit “Katar 2022”. Nga ky dëmtim lojtarit iu desh të linte fushën e lojës i dëmtuar dhe akoma nuk dihet shkalla e dëmtimit të tij.
Sipas asaj që raporton “SportItalia”, Bernardeschi do të jetë një mungesë e sigurte në ndeshjen kundër Lacios dhe për këtë Allegrit i duhet të bëjë llogaritë e duhura për të zëvendësuar në mënyrën më të mirë të mundshme.
Juventusi deri tani në Seria A ka arritur të grumbullojë 18 pikë në vetëm 12 ndeshje të luajtura, shumë pikë larg dy vendeve të para që mbahen nga Napoli dhe Milan me nga 32 pikë. /f.a/abcnews.al