Ndihemi sikur jeta ka mbaruar kur i jepni fund një marrëdhënieje por ai, të paktën me sjelljen e tij, të jep përshtypjen se e ka kaluar ndarjen. Për shembull, mund të flirtojë me femra të tjera, madje dhe nis një romancë të re. Por pas kësaj sjelljeje në dukje “të pavetëdijshme “, mund të ketë një traumë të thellë mendore.
Ndërsa për femrat pranohet gjerësisht të qajnë, mjedisi shoqëror i një burri pret që ai ta hedhë pas ndarjen automatikisht, duke pretenduar se nuk është ndjerë keq. Meshkuj të tjerë, në përpjekje për të kapërcyer ndarjen, i dorëzohen flirtit duke besuar se “dashuria me dashuri kalon”.
Sipas ekspertit të marrëdhënieve, David M. Matthews, nëse sjellja e ish-it tregon se nuk iu intereson më, në fakt mund të nënkuptojë të kundërtën e asaj që duket: ai ende dëshiron të jetë kthehet me ju. Pra, nëse ish partneri pozon me dikë tjetër vetëm pak ditë pas ndarjes, nxitimi për të “rindërtuar” jetën dashurore mund të tregojë se ende ka ndjenja.
Nëse ish partneri për të cilin marrëdhënia ka mbaruar dhe nuk ka më ndjenja, nuk ka të ngjarë të kërkojë kaq shpejt zëvendësuesin tuaj, por t’ja lërë kohës nisjen e një romance të re. /abcnews.al