Steven Gerrard para pak ditësh u zyrtarizua si trajneri i Aston Villas, duke zëvendësuar kështu të shkarkuarin Dean Smith.
Legjenda e Liverpool ishte trajner i Rangers, teksa pranoi ofertën e Aston Villës për t’u kthyer në Premier League.
Në një intervistë të dhënë për mediat angleze, Steven Gerrard tregon edhe arsyen se pse vendosi të kthehet në kampionatin anglez, duke u shprehur se ai gjithmonë ka dëshiruar të drejtojë një skuadër që ka aspirata të mëdha për të ardhmen.
“Për mua, ishte si të filloja nga zeroja dhe të vendosja blloqet në vend; vërtet duke mësuar që në fillim, duke u larguar nga kamerat fillimisht, duke marrë ekipin e të rinjve në Liverpool, ata ishin një mbështetje e madhe për mua.
Dhe për mua, më pëlqen një sfidë, më pëlqen një rrezik dhe është diçka në të cilën mezi pres të hyj. Mendoj se ky klub do të më përshtatet, sepse e di që tifozët janë shumë të pasionuar. E di që këtu ka një kërkesë dhe një presion për të fituar, kjo është diçka me të cilën kam jetuar që nga mosha 17-18 vjeçare.
Unë mendoj se Aston Villa më përshtatet mua. Një klub ikonik futbolli që e njoh shumë mirë nga jashtë dhe jam shumë i emocionuar të përfshihem brenda dhe të filloj të ndërtoj marrëdhënie, të hyj në fushën e stërvitjes dhe të filloj. Nivelet janë vërtet shumë të larta. Jam shumë i uritur, shumë ambicioz dhe fillimi nuk mund të vijë aq shpejt sa duhet” deklaroi tekniku anglez.
Heading out to training as Aston Villa Head Coach for the first time. ⚽ pic.twitter.com/zsCusf4Ifp
— Aston Villa (@AVFCOfficial) November 15, 2021
/f.a/abcnews.al