Kurti për zgjedhjet lokale: Rezultati jo i kënaqshëm, pasojë e disa defekteve të brendshme

schedule13:00 - 15 Nëntor, 2021

schedule 13:00 - 15 Nëntor, 2021

Kryeministri Albin Kurti e ka cilësuar jo të kënaqshëm rezultatin zgjedhor pas balotazhit në zgjedhjet lokale. Ndërkohë, që Vetëvendosje fitoi vetëm katër komuna, Kurti tha se ky rezultat erdhi si pasojë e disa defekteve të brendshme.

Gjithashtu humbjen e VV ai e sheh edhe në faktin që të gjithë ishin kundër forcës së tij politike.

“Rezultati jo i kënaqshëm për neve vjen si rezultat i disa defekteve të brendshme të cilat duhet ti analizojmë më gjatë në vijim dhe i bashkimit të të gjithë tjerëve kundër LVV-së”, tha Kurti në konferencë për media, pas takimit me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviç.

Partitë shqiptare që i bëjnë opozitë LVV-së kanë fituar në 23 komuna në zgjedhjet lokale. LVV-ja, që udhëheq me Qeverinë pasi kishte marrë besimin e mbi 50% të votuesve në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të shkurtit, ka dështuar në zgjedhjet lokale, duke arritur të fitojë në vetëm 4 komuna. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!