Marash Kumbulla u dëmtua që në fillim të ndeshjes së Shqipërisë kundër Anglisë dhe la fushën e blertë.
Mbrojtësi i kombëtares shqiptare ka bërë menjëherë kontrollet mjekësore dhe “Sky Sport Italia” bën me dije se nga ekzaminimet është zbuluar që nuk ka dëmtim serioz.
Situata e Kumbullës do të shihet ditë pas ditë, por ajo që ka rëndësi për momentin është se nuk janë gjetur probleme muskulore. Shanset që ai të jetë gati për ndeshjen kundër Genoa në fundjavë janë të mëdha.
Rikuperimi i Kumbullës është shumë i rëndësishëm, pasi Chris Smalling është ende i dëmtuar dhe Matias Vina dhe Riccardo Calafiori nuk janë gati 100 për qind. / abcnews.al

