Tre shenjat e Horoskopit që mezi thonë “Të dua”

schedule10:10 - 15 Nëntor, 2021

schedule 10:10 - 15 Nëntor, 2021

Unë kurrë nuk kam qenë i pari që kam thënë “të dua”. Këtë nuk e them me krenari, por është pikërisht e vërteta. Më duhet një kohë e gjatë për të vendosur se si ndihem për gjërat dhe sa më të rëndësishme dhe intensive të jenë ato, aq më shumë duhet të zgjidh ndjenjat e mia. Kjo është Virgjëresha brenda meje. Më duhet shumë kohë përpunimi, kohë për të peshuar të mirat dhe të këqijat dhe çfarë ndikimi do të kenë emocionet në marrëdhënien time. Por kjo ndodh sepse Virgjëresha është një nga shenjat e Horoskopit që kërkon shumë kohë për të thënë “të dua”.

Nëse i përkisni njërës prej këtyre shenjave të Horoskopit, këto fjalë mund t’ju shprehin gjithashtu. Por nëse aktualisht jeni në lidhje me dikë që mund t’i përkasë njërës prej këtyre shenjave të Horoskopit dhe ndiheni të frustruar sepse nuk keni dëgjuar ende “të dua”, mbani mend: Kjo nuk do të thotë automatikisht se ai tashmë nuk e ndjenë. Mund të duhet pak më shumë për të arritur në një fazë ku ai ndihet i gatshëm ta thotë atë me zë të lartë. Pra, mos e lini poshtë, ia vlen të prisni.

Këto tre shenja të Horoskopit sipas të përditshmes Elite, të cilat janë gjithmonë të ngadalta për të thënë këto fjalë magjike. Edhe mos kini frikë. Durimi eshte virtyt!

Virgjëresha (23 gusht – 22 shtator)            

Duke pasur Merkurin si sundimtar të planetit të komunikimit, Virgjëresha nuk i merr lehtë këto fjalë, ndaj duhet ta dini me siguri se kur të thotë “të dua” do t’i ketë dalë drejt e nga zemra.

Bricjapi (22 dhjetor – 19 janar)

Së pari ai duhet të jetë i sigurt se ai me të cilin del është dikush që do të jetë në planin afatgjatë, ndoshta për një jetë me të. Kjo është arsyeja pse Bricjapi është kaq i vështirë të thotë “të dua”. Ai dëshiron të dijë me siguri se sido që të jetë, ia vlen plotësisht përpjekja.

Ujori (20 janar – 18 shkurt)

Ujori, “Të dua” e thotë lehtë, më në fund. Ai ka një zemër të madhe dhe bën dashuri të mëdha dhe partnerë të përkushtuar, por vetëm kur të jetë gati. Kjo për faktin se kjo shenjë karakterizohet nga një shpirt plotësisht i lirë që nuk nxiton të qetësohet./abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!