Humbja me Anglinë, reagon Gjasula: Futbolli i ka këto, duhet ta mbajmë kokën lart

schedule15:00 - 14 Nëntor, 2021

schedule 15:00 - 14 Nëntor, 2021

Shqipëria luajti kundër Anglisë në “Wembly”, ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Botërorit “Katar 2022”, një takim që kombëtarja kuq e zi u mund 5-0, teksa të 5-të golat u shënuan në pjesën e parë.

Një nga mesfushorët më të mirë që ka në gjirin e saj kombëtarja, Klaus Gjasula, do të mungojë në sfidën kundër Andorrës ditën e hënë që zhvillohet në “Air Albania”, për shkak se ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë.

Mesfushori ka reaguar në rrjetet sociale, ku ka prekur edhe ndeshjen me ‘3 Luanët”, teksa ka mbështetur edhe shokët e skuadrës për sfidën e nesërme.

“Ishte një ndeshje që në fillim donim ta shijonim, por tani duam vetëm që ta harrojmë. Futbolli i ka këto, duhet ta mbajmë kokën lart”, ka postuar Gjasula.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Klaus Gjasula (@klaus_gjasula8)

/f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!