Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Astir. Erigers Mihasi kishte pak ditë që kishte ardhur nga Gjermani, çka dyshohet se autorët e kanë ditur lëvizjen e tij.
Para ngjarjes, Mihasi dhe Dumani kanë qenë me makina nga Sheshi Nënë Tereza, ku janë ndaluar nga një patrulle policisë për verifikim, por pa penalitet, pasi ishte çdo gjë në rregull.
Kur kanë shkuar afër Pallatit me Shigjeta, makina “Toyota” i ka ndjek nga pas, afër rrethit ku ndodhi ngjarja, janë 2 kamera sigurie, ky njëra prej tyre ka fiksuar pak momente jo të plota, pasi nuk kishte fushëpamje, kur fillimisht “Toyota” i ka gjuajtur nga pas dhe më pas i ka dalë paralel.
Erigersi nuk i ka dhënë gaz makinës që të ikë, pasi autorët i prenë rrugën, deri në zbrazjen e karikatorëve.
Makina tip “Toyota” e autorëve u gjet e shkrumbuar në afërsi të Thumanës, ku brenda saj u gjetën edhe dy kallashnikovë që supozohet të jenë përdorur në vrasjen e dy të rinjve. Deri më tani nuk ka pasur gjurmë të autorëve të cilët dyshohet se mund të jenë me pagesë dhe profesionistë.
Pista kryesore që po hetohet është ajo e përplasjes mes bandave kriminale. Nga ana tjetër pistë hetimi është edhe përfshirja e emrit të Erigers Mihasi në një ngjarje kriminale të ndodhur disa kohë më parë në Laç ku u vra ish-polici Xhelal Reçi. Mihasi ishte një nga personat e dyshuar si të përfshirë në ngjarje, por në atë kohë ky i fundit rezultoi të ishte në Gjermani.
/abcnews.al/