Gladiola Dona, Atalanta Kërçyku dhe Adela Lami këtë të mërkurë ishin të pranishëm në ‘Abc e Pasdites’ me moderatorin Ermal Peçi, ku ndanë gjithë përvojën e tyre për pushimet e verës 2021. Të tre vajzat këtë verë kanë shëtitur në vende të ndryshme, por të treja pohuan të njëjtën pikë çmimet e larta në rivierën shqiptare.
Gladiola duke qenë edhe në rolin e ekspertës së turizmit, pohoi se pushimet e saj gjithmonë janë të gërshetuara me punën. “Puna ka shije pushimesh dhe pushimi ka gjithmonë shije pune”, tha ajo. Duke qenë në kushte të tilla dhe në kontakt me shumë biznese, Galdiola theksio se bizneset janë ndjerë në presion nëse nuk kanë një person VIP që merr shërbim aty. “
Ndjehet një presion nga ana e bizneseve. “Si mo nuk ka një vip ke unë” thonë. Biznesi është drejtuar drejt Vip-ave, blogereve, ndaj ndjejnë këtë presion”, tregoi ajo duke qeshur. Ndërkohë Adel nënvizoi se ajo që bie në sy në Shqipëri është infrakstruktura e lokaleve. “Unë jetoj në NewYork dhe nuk ka lokale të arreduara, në mënyrën si janë arreduara në Tiranë. Ne shqiptarëve na pëlqen luksi. Doja një pasdite një kafe dhe mezi ma sollën”.
Nga ana tjetër, Atalanta pohoi se këtë verë ka udhëtuar në vendet që janë shumë të preferuara nga të gjithë dhe e vemtja që që kishte parë ishin çmimet shumë të shtrenjta. “Në këtë verë kam lëvizur në vende të njohura, nuk jam zhgënjyer, vetëm se ishin të shtrenjta”, tha Atalanta.
Teksa Ermali e pyet nëse vërtet ishin të shtrenjta apo çmimet e larta ishin një legjendë urbane, ajo pohoi se vetëm qëndrimi 3-4 orë në një pasdite në plazhet e jugut, shoqëruar me një rose dhe 3 sushi kishin çmim 3-4 mijë euro. /abcnews.al