“9 shkurti, LDK fushatë intensive”/ Zemaj: Kemi shpalosur programin për zhvillimin e Kosovës

schedule17:18 - 27 Janar, 2025

schedule 17:18 - 27 Janar, 2025

Në një intervistë në emisionin “Balkan Update” në ABC News, Armend Zemaj foli për fushatën zgjedhore në Kosovë.

Gjatë intervistës ai u shpreh se LDK ka shpalosur programin e saj për zhvillimin e Kosovës, një program serioz ëq është vlerësuar edhe nga kundërshtarët, tha Zemaj.

Gjithashtu theksoi se janë çdo ditë me qytetarët dhe se qëllimi kryesor është qytetari dhe zhvillimi i Kosovës.

“Ne jemi formues dhe themelues të shtetit të ri të Kosovës, Kosova ka nevoja për një demokraci të zhvilluar dhe për një fushatë që e çon në piedestalin më të lartë edhe qytetin edhe Republikën tonë. Ne nuk na duhen përplasjet e brendshme kemi ende shumë rrugë për të bërë përpara. Projeksionet më të mira janë ata që shohim në terren dhe takimet me qytetarët kudo në Kosovë. Ne funksionojmë në të gjitha zonat ku jemi të shtrirë. Mbi 200 aktivitetet politike janë në degët dhe strukturat tona. Jemi treguar serioz dhe lista me kandidaturat për nga përmbajtja është më e mira, tani jemi në diskutim edhe me elektoratin edhe me qytetarët e Republikës së Kosovës”, tha ai.

I pyetur nëse do të ketë ndonjë bashkëpunimi me Partinë Demokratike të Kosovës, ai tha se bashkëpunon do të ketë vetëm me ato që mbrojnë interesin e Kosovës, ndërsa shtoi se koalicion et paszgjedhore nuk janë prioritet i tyre, pasi për momentin fokusi është tek fushata.

“Kush ka guximin t’i bashkëngjitet LDK do të jetë vetëm për të zhvilluar Kosovës, dhe jo për interesa personale”, tha më tej Zemaj.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!