9% e popullsisë në Itali nuk është vaksinuar kundër Covid

schedule09:00 - 14 Shkurt, 2022

schedule 09:00 - 14 Shkurt, 2022

Italia ka regjistruar 51.959 raste dhe 191 persona viktima në 24 orë.  Në një intervistë për Rai, ministri italian i Shëndetësisë Roberto Speranza tha: “Ne duhet të vazhdojmë të jemi të kujdesshëm në menaxhimin e pandemisë”.

Ai theksoi se falë shkallës së lartë të vaksinimeve, rastet në Itali kanë shënuar rënie.

“Ne duhet të mbajmë gjithmonë maska ​​​​mbrojtëse në ambjentet e jashtme dhe të brendshme”, shtoi ministri italian.

Sipas ministrit,  “9% e popullsisë së vendit ende nuk është vaksinuar dhe kjo përqindje e të pavaksinuarve ka rritur numrin e të shtuarve në spitale.

Italia ka regjistruar 12,105,675 raste dhe 151,015  viktima që nga fillimi i pandemisë.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!