88 persona janë shëruar nga Covid-19 në 24 orët e fundit

schedule15:25 - 26 Shtator, 2020

schedule 15:25 - 26 Shtator, 2020

Në 24 orët e fundit, betejën me koronaviusin e kanë fituar 88 qytetarë. Lajmin e jep ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu me anë të një postimi në Facebook.

Kështu, në total numri i të shëruarve në vend shkon në 7,397.

Deri të premten, numri i të infektuarve me koronavirus në vendin tonë ishte 13,045. Prej tyre, 373 e kanë humbur betejën me sëmundjen. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!