85 foshnje nën moshën 1 vjeç kanë rezultuar pozitive me Covid-19 në Teksas

schedule13:07 - 20 Korrik, 2020

schedule 13:07 - 20 Korrik, 2020

Koronavirusi nuk bën dallime dhe mund të prekë këdo. Shifra shqetësuese raportohen nga një qark i Teksasit për fëmijët nën 1 vjeç që janë prekur nga Covid-19. Sipas drejtoreshës së Shëndetit Publik të qytetit Corpus Christi në Teksas, Annette Rodriguez, janë 85 foshnje të infektuara deri më sot.

“Për momentin kemi 85 foshnje më pak se 1 vjeç që kanë rezultuar pozitivë me koronavirus”, tha Rodriguez për Europa Press.

“Janë fëmijë që nuk kanë mbushur ende 1 vjeç. Ju lutem, na ndihmoni që ta ndërpresim përhapjen e virusit”, u shpreh Rodriguez, e cila nuk dha detaje për gjendjen shëndetësore të këtyre fëmijëve.

Një foshnje më e re se mosha 1 ka vdekur, tha Canales. Fëmija u dërgua në një spital me simptoma të ngjashme me Covid-19 dhe rezultoi pozitiv pastaj vdiq në shtëpi.

Teksasi është një nga vatrat kryesore të koronavirusit në SHBA, vendit më të goditur në botë nga pandemia. Në Teksas numërohen mbi 319 000 raste të konfirmuara dhe 3384 viktima dhe rritja e numrit të fëmijëve të prekur ka rritur alarmin./abcnews.al