Nga Leontina Nika
Ali Podrimja është vlerësuar nga kritika si përfaqësuesi më tipik i poezisë së sotme shqiptare dhe si një poet me emër dhe në shkallë ndërkombëtare.
Ministria e Kulturës shpall vitin 2022 dedikuar poetit Ali Podrimja me rastin e 80 vjetorit të lindjes dhe 10 vjetorin e ndarjes së tij nga jeta.
Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë dhe Qendra Kombëtare e Librit do të organizojnë një sërë aktivitetesh ne nder të poetit të shquar. Drejtori Piro Misha e vë theksin tek vlerat e tij letrare.
Sipari i aktiviteteve do të nis në ditën ndërkombëtare të librit me 23 prill. Dy Akademit e Shkencave, Shqipëri Kosovë përmes një konference shkencore do nxjerrin në pah vlerat e poezisë së tij./abcnews.al