8-vjeçari, ylli më i paguar: Fiton miliona dollarë duke luajtur

schedule16:04 - 22 Dhjetor, 2019

schedule 16:04 - 22 Dhjetor, 2019

Rajan Kaji është 8 vjeç, nga Teksasi, dhe fiton 26 milion dollarë në vit, vetëm duke luajtur on line dhe më pas duke postuar filmimet e tij në Youtube. Ndërsa profesioni i vërtetë i tij është testimi i videolojërave.

Nëse për të gjithë vlen shprehja “duke luajtur mësohet”, për dikë tjetër shprehja e duhur është “duke luajtur fitohet”. Dhe këtë mund ta thotë me bindje Rajan Kaji, 8 vjeçari nga Teksas, i cili dhe për vitin 2019 konfirmohet si ylli më i paguar i Youtube. Shuma e fituar prej tij 26 milion dollarë, është katër millionë më shumë se një vit më parë, kur dhe u rendit si më pasuri i kësaj fushe nga prestigjozja Forbes. Si ia del të jetë gjithnjë i pari? Në kanalin e tij “Bota e Rajanit”, milioneri i vogël, provon videolojëra, lodra dhe bën eksperimete shkencore për bashkëmoshatarët e tij.

Sipas Forbes, Rajan fiton 26 milion dollarë në vit falë programit të tij ku janë regjistruar 23 milionë persona me më shumë se 34 miliard shikime, që nga momenti që u bë pjesë e platformës Google në vitin 2015.

Por nuk është vetëm Youtube, Kaji ka dhe një linjë lodrash, objektesh dhe veshjesh si dhe një shfaqje në kanalin për fëmijë Nikelodeon dhe një marrëveshje me Hulu, platformë filmash dhe programesh online./abcnews.al