8 vite nga protesta e 21 janarit, Rama homazhe në Bulevard

schedule13:58 - 21 Janar, 2019

schedule 13:58 - 21 Janar, 2019

Si çdo vit, edhe sot kryeministri Rama dhe përfaqësues të mazhorances qeverisëse zhvilluan homazhe në tetë vjetorin protestës së 21 janarit 2011 ku mbetën të vrarë protestues. Rama i shoqëruar nga të afërmit e 4 viktimave kanë vendosur lule në 4 vendet ku u vranë 4 protestuesit në bulevardin Dëshmorët e Kombit.

Po presin kryeministrin Edi Rama. Është data e karafilave që vendosen në katër shenjat që përkujtojnë vrasjen e Aleks Nikës, Ziver Veizit, Hekuran Dedës dhe Faik Myrtajt në 21 janar të viti 2011.

Në heshtje dalin nga kryeministria familjarët e viktimave me në krye kryetarin e qeverisë në atë kohë drejtues i partisë opozitare që organizoi protestën.

E ashtu në heshtje zhvillojnë homazhet. Qetësinë e thyejnë lotët e familjarëve. Por edhe zëri i atyre që vazhdojnë të presin nga kryeministri Rama atë që u ka premtuar prej 8 vitesh.

“Zoti Rama presim drejtësinë e premtuar”.

Ndryshe nga vitet e mëparshme kryeministri zgjodhi të mos fliste në 8 vjetorin e përkujtimit të jatër të vrarëve. Në prill të vitit 2013, në atë kohë kryetar I partisë socialiste në opozitë kërkoi  ta votëbesonin në 23 qershor nga e cila varej edhe fati I dhënies drejtësi të 21 janarit –shkruante ai në blogun e tij.

Një vit më parë në, nga salla e kryeministrisë që drejton prej atij viti, deklaroi se drejtësia nuk do të vonojë.

“Sidoqoftë drejtësia ka humbur beteja, por jo luftën. Reforma në drejtësi ishte një utopi sot reforma në drejtësi ka kaluar dhe në shkurt do fillojë ndëshkimi i të korruptuarve që mbajtën peng drejtësinë si prokurorë apo si gjykatës”.

Një vit më pas, zgjodhi ta përkujtojë në heshtje humbjen e katër qytetarëve që mbetën të vrarë përpara kryeministrisë në protestën e 21 janarit 2011.  /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!