8 viktima në Manhatan pas sulmit me furgon në një rrugë për çiklistët

schedule09:21 - 1 Nëntor, 2017

schedule 09:21 - 1 Nëntor, 2017

Presidenti amerikan Donald Tramp konfirmoi se ka urdhëruar departamentin amerikan të sigurisë që të përforcojë kontrollet për ata që hyjnë në territorin amerikan, pas sulmit terrorist të së martës në Manhatan ku humbën jetën tetë persona dhe u plagosën rreth 12 të tjerë. 

Një automjet u pëplas në një pistë për ciklisttë në Nju Jork duke vënë poshtë disa këmbësorë. të paktën 12 persona u plagosën dhe tetë humbën jetën mes të cilëve një shtetas belg dhe pesë argjentinas. Autori i sulmit, i cili u arrestua nga policia kishte me vete dhe armë të tjera dhe pranoi se ka vepruar në emër të ISIS.

Sulmi i cili konsiderohet si më i rëndi në Nju Jork pas atij të 11 shtatorit, ka ndezur sërish debatet për emigracionin në Shtetet e Bahskuara të Amerikës. Presidenti amerikan Donald Tramp pasi ka pranuar se bëhe fjal ëpër një sulm terrorist konfirmoi se kishte urdhëruar departamentin amerikan të sigurisë që të përforconte masat e kontrollit në vend

Ngjarja ndodhi në orën 15 me orën lolake në zonën mes Hudson Street e Chambers Street, pak blloqe larg Uorld Trade Center. Atentatori përdori një furgon të bardhë me logon e “Home Depot”. Ai përplasi disa ciklistë dhe kalimtarë para se të përplasej me një autobus shkolle duke plagosur dy të rritur dhe dy fëmijë. PAsi ndaloi ai nisi të qëllonte me një pistoletë me gozhda dhe me ajër të kompresuar. Një agjent policie e qëlloi në bark, dhe më pas u arrestua. Pas operacionit ai nuk rezulton në rerzik për jetën.

Kryebashkiaku i Nju Jorkut Bill de Blasio pasi konfirmoi se bëhej fjalë për një sulm terrorist e cilësoi atentatorin si një frikacak i cili lëndoi civilë të pafajshëm. Ai u bëri apel qytetarëe të ishin të kujdesshëm.

Në profilin e tij në Tuiter presidenti amerikan shkruan se ISIS nuk mund të lejohet të hyjë në territorin amerikan pasi është mundur në Lindjen e Mesme apo kudo tjetër.

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!