8 këshilla që ndihmojnë fëmijët të përballojnë divorcin e prindërve

schedule09:57 - 14 Janar, 2021

schedule 09:57 - 14 Janar, 2021

Divorci i prindërve është padyshim një nga situatat më të vështira që një fëmijë mund të përjetojë.

Por ka disa raste që në realitet, fëmijët ndihen shumë më mirë vetëm me një prind , në një mjedis më të shëndetshëm, larg grindjeve të vazhdueshme të prindërve të tyre.

Ekspertët sugjerojnë disa strategji për të përballuar sfidat e një divorci:

1.Gjëja e parë që prindërit duhet të bëjnë është t’i shpjegojnë fëmijëve divorcin në një mënyrë të thjeshtë, të drejtpërdrejtë dhe të qartë. Në situata kur është e mundur, të dy prindërit duhet të diskutojnë dhe të bien dakord se si të shpjegojnë situatën dhe më pas të diskutojnë së bashku me fëmijët.

Ata mund t’ia shpjegojnë, duke thënë se: “Mami dhe babi kanë mosmarrëveshje gjatë gjithë kohës dhe kjo na mërzit të gjithë. Ne vendosëm se do të ishte më mirë nëse do të jetonim në shtëpi të ndara “.

2.Prindërit duhet të sigurojnë fëmijët se ata do të kenë gjithmonë dashurinë e tyre dhe t’i shpjegojnë se si do të funksionojnë gjërat pas divorcit.

Për shembull, “Do të kalosh çdo fundjavë me babanë. Ditët e tjera do të jesh me mamin ”. Një letër në murin e kuzhinës të të dy shtëpive gjithashtu i ndihmon fëmijët të ndihen më të sigurt se do të kalojnë kohë me të dy prindërit.

3.Prindërit duhet të flasin për ndjenjat dhe pasiguritë që fëmijët kanë në momente të tilla.

Mund të shpjegoni duke i thënë: «Është  normale të ndihesh i trishtuar dhe i zemëruar për divorcin dhe situatën e krijuar. Kjo situatë nuk mund të kalohet vetëm. Kur ndiheni të zemëruar ose të trishtuar, shprehuni me babin ose mua.

Inkurajoni fëmijët tuaj që të kenë një dialog të vazhdueshëm me ju dhe tregojuni atyre se i kuptoni plotësisht ndjenjat e tyre. Shpeshherë fëmijët nuk shprehen sepse nuk duan të shqetësojnë prindërit, kjo është arsyeja pse prindërit duhet të marrin iniciativën dhe t’i pyesin vetë ata.

4.Prindërit duhet t’i sigurojnë fëmijët se divorci nuk është faji i tyre. Fëmijët priren të jenë “egocentrik” dhe besojnë se sjellja ose mendimet e tyre janë fajtore për divorcin  e prindërve. Ata duhet ta dinë që prindërit e tyre e morën këtë vendim bazuar në marrëdhënien e tyre dhe se fëmijët nuk kanë asnjë përgjegjësi për të.

5.Një nga gjërat që prindërit duhet të evitojnë është të flasin keq për njërin nga bashkëshortët duke e fajësuar atë, edhe nëse janë të zemëruar.

Fëmijët i duan dhe kanë nevojë për të dy prindërit e tyre. Ata e përjetojnë keq një konflikt të tillë dhe kjo situatë padyshim do të dekurajojë dialogun, i cili është i nevojshëm në këtë fazë të vështirë.

6.Prindërit duhet të informojnë fëmijët paraprakisht se një njëri prej tyre të largohet nga shtëpia. Jepuni atyre kohë.

Është diçka shumë pozitive për fëmijët nëse prindërit do u tregojnë fëmijëve shtëpinë  e dytë dhe ata do të  dinë paraprakisht se ku do të flenë kur të qëndrojnë atje.

7.Një nga gjërat që duhet të kenë parasysh prindërit është të flasin me një psikolog ose specialist i cili ka përvojë të situatave të krijuara nga divorci dhe mund t’u japë udhëzime prindërve se si të trajtojnë situatat e vështira me fëmijët e tyre.

Në këtë mënyrë fëmijët do të ndihen më të lirë për të shprehur ndjenjat pa pasur frikë se mos i shqetësojnë prindërit e tyre.

8.Jini të vetëdijshëm se kur një familje kalon procesin e divorcit, fëmijët mund të jenë të pabindur. Ata do të kenë nevojë për kohë, mbështetje dhe komunikim.

Me kalimin e kohës këto simptoma do të kalojnë ndërsa fëmijët do të përshtaten lehtësisht me ndryshimet.  Kështu fëmijët do të kuptojnë se jeta vazhdon edhe pas divorcit./abcnews.al