77 mijë pemë të mbjella në Tiranë, tenori Saimir Pirgu i bashkohet nismës së Bashkisë

schedule13:45 - 21 Janar, 2018

schedule 13:45 - 21 Janar, 2018

“Duke mbjellë një pemë, i lëmë një pajë qytetit për gjeneratën e ardhshme”. Apeli është i kryetarit të Bashkise së Tiranës, Erion Veliaj, drejtuar qytetarëve, i cili sëbashku me tenorin Saimir Pirgu vijon mbjelljet në njësinë administrative të Farkës.

77 mijë pemë të reja i janë shtuar Tiranës. Bashkia vijoi me mbjelljen e 500 pemëve në njësine administrative të Farkës. Aksionit iu bashkua edhe tenori i njohur ndërkombëtarisht, Saimir Pirgu.

Saimir Pirgu: “Një ditë ndryshe. Mbillet një pemë, një fidan, mbillet një e ardhme. Është me të vërtetë një gjë e bukur dhe e veçantë dhe unë jam i kënaqur për këtë”.

Erion Veliaj: “Jemi në një fazë ku sapo kemi kaluar 77 mijë pemë në Tiranë, jemi shumë pranë qëllimit tonë final, 100 mijë pemë në të gjithë territorin e Tiranës për këtë stinë mbjelljesh. Sigurisht, e filluam mbarë vitin me mbjelljet, vijuam në “Ditën e Skënderbeut” me 550 ullinj. Ndërkohë, do të vazhdojmë me të gjithë datat e shënuara, me 14 shkurtin, “Ditën e të Dashuruarve”, për 7-8 Marsin, ditën e Mësuesve dhe të Nënës. Pastaj, në 21 Mars do të kemi një finale të madhe, për të kapur targetin tonë të 100 mijë pemëve”.

Kryetari i Bashkisë përsëriti apelin e tij drejtuar qytetarëve që të bëhen pjesë e këtij aksioni, ndërsa falenderoi donatorët e ndryshëm për kontributin e tyre./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!