76 qytetarë humbin betejën me COVID në Greqi, mbi 4 mijë raste të reja

schedule16:43 - 21 Nëntor, 2021

schedule 16:43 - 21 Nëntor, 2021

4108 raste të reja me COVID janë raportuar në 24 orët e fundit në Greqi. Numri i përgjithshëm i rasteve me COVID është 878.920, nga të cilët 50,6% janë meshkuj.

Betejën me virusin e kanë humbur 76 qytetarë, ndërsa që nga fillimi i epidemisë janë regjistruar gjithsej 17313 vdekje.

Bazuar në rastet e konfirmuara të 7 ditëve të fundit, 99 konsiderohen të lidhura me udhëtimet jashtë.

Numri i pacientëve që janë në intubim është 590 (60,8% meshkuj). Mosha mesatare e tyre është 65 vjeç. 83.4% kanë një sëmundje të tjera dhe janë mbi 70 vjeç. Nga pacientët e intubuar, 490 (83,05%) janë të pa vaksinuar ose pjesërisht të vaksinuar dhe 100 (16,95%) janë plotësisht të vaksinuar. be.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!