Dortmundi e nisi mirë ndeshjen ndaj Manchester City, kaloi në avantazh pas çerek ore lojë falë golit të bukur të adoleshentit Jude Bellingham dhe në pjesën e parë i rezistoi ofensivës angleze.
Rezultati 1-0 kalonte verdhezinjtë gjermanë në gjysmëfinale (City fitoi 2-1 ndeshjen e parë), por Emre Can shkaktoi një penallti në minutën e 55-të, duke ndryshuar rrjedhën e ndeshjes.
Algjeriani Riyad Mahrez nuk gaboi, teksa City mbylli llogaritë e kualifikimit falë eurogolit të Phil Foden 20 minuta më vonë, duke fituar sërish 2-1.
Ish-trajneri i njohur italian, Fabio Capello ka kritikuar ashpër mesfushorin gjerman të Dortmundit në prononcimin e dhënë për Sky Sport.
“Emre Can dhuroi një penallti të pabesueshme. Një lojtar nuk mund ta mbajë krahun ashtu. Ai tha se e preku topin me kokë, por ishte një penallti sade.
Gjysmëfinalet? Kualiteti do e bëjë diferencën, në finale do të shkojnë ekipet me më shumë cilësi. Të shohim kush do të jetë më i fortë“, deklaroi Capello. /abcnews.al