70% e popullsisë së New York është vaksinuar kundër Covid-19

schedule09:21 - 16 Qershor, 2021

schedule 09:21 - 16 Qershor, 2021

Guvernatori i New York Andrew Cuomo në një deklaratë të martën tha se 70% e të rriturve  kanë marrë të paktën një dozë të një vaksine kundër koronavirusit.

“Tashmë me 70% të popullsisë së vaksinuar, shumica e masave do të lehtësohen. Kinematë do të rihapen plotësisht, madje kur të shkoni në restorante nuk do të duhet të ruani distancën prej 2 metrash”, tha Cuomo në një deklaratë.

Gjithashtu numri i klientëve në një dyqan nuk do të jetë i kufizuar. Cuomo, tha gjithashtu se do të kishte shfaqje fishekzjarrësh të martën për të festuar dhe nderuar punonjësit thelbësorë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!