70% e popullsisë në Belgjikë është vaksinuar kundër Covid

schedule08:57 - 30 Korrik, 2021

schedule 08:57 - 30 Korrik, 2021

Belgjika ka vaksinuar 70.1 % të popullsisë.  Shtatë nga dhjetë të rritur kanë marrë të dyja dozat, një normë që korrespondon me 6.5 milion persona, sipas Institutit të Shëndetit Publik Sciensano.

83.3% e personave mbi 18 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine kundër Covid-19. Midis 20 dhe 26 korrikut, vendi regjistroi 1,469 raste të reja  duke shënuar një rritje prej 4% në krahasim me një javë më përpara.

Belgjika ka regjistruar 1,122,951 raste dhe 25,235 viktima që nga fillimi i pandemisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!