7 marsi/Rama dekoron me medaljen e mirënjohjes 10 mësuese

schedule15:08 - 7 Mars, 2018

schedule 15:08 - 7 Mars, 2018

Me rastin e 7 marsit, kryeministri Rama pati të ftuar në selinë e qeverisë një grup mësuesish nga gjithë vendi, 10 prej të cilave i nderoi me dekoratën e mirënjohjes. Rama premtoi edhe më shumë punë për arsimin, ndërsa u kërkoi falje mësuesve, për mëkatet e së enjtes, siç i quajti ai debatet e politikës në Parlament.

Kryeministri Edi Rama për festën e mësuesit u shpërndau 10 mësueseve të shkollave të ndryshme të Shqipërisë, dekoratën e urdhrit të mirënjohjes së kryeministrit. Në prag 8 marsi, dekoratat ua dha vetëm zonjave.

“Kisha shumë dëshirë t’ju bëja dhuratë, ndaj vendosa tju dhuroj libër të Pier Padro Pasolinit, ku flitet për adoleshentët”

Kryeministri u tha mësueseve se reformimi i arsimit në Shqipëri nuk mund të ishte bërë pa ndihmën e tyre dhe se kjo do të vijojë me ndryshime të mëtejshme në klasifikimin e mësuesve dhe nxënësve, por edhe me rritjen e mëtejshme të rrogave të mësuesve, të cilëve u kërkoi ndjesë.

 “Nuk besoj është e tepërt tju kërkoj ndjesë ju dhe gjithë mësuesve të shqipërisë, për faktin që unë dhe rraca ime e politikanëve nuk ju ndihmojmë aspak në kryerjen e funksionit tuaj thelbësor, te edukoni qytetarë të mirë. Ju pengojmë çdo të enjte rregullisht në kryerjen e misionit tuaj.

Pasi falenderoi mësuesit për punën me vetëmohim, kreu i ekzekutivit u kujtoi shprehjen se jo vetëm artistët nuk dalin në pension, por po kështu edhe mësuesit. /abcnews.al