Me rastin e 7 Marsit, Bashkia e Kavajës ka nderuar një prej figurave më të rëndësishme të botës akademike, atë që njihet si babai i abetares, Kolë Xhumarin.
Në një ceremoni të posaçme, kryetari i Bashkisë, Isa Sakja, tha se është detyrim që kjo ditë feste t’i kushtohet intelektualit kavajas, një vlerë e çmuar për këtë qytet. Me këtë rast, Bashkia bëri të ditur se do propozojë që Kolë Xhumarit t’i jepet titulli “Mësues i Popullit”, pas vdekjes.
Studiues e mësues sollën dimensionin e gjerë të figurës e kontributit të akademikut të njohur Xhumari, duke e veçuar gjuhën e tij të spikatur me figura të njohura patriotike si Naum Veqilharxhi apo Luigj Gurakuqi, si një nga figurat me ndikim në arsimimin e brezave në Shqipëri. Përveç abetares, Kolë Xhumari njihet edhe për një sërë veprash e botimesh me karakter metodologjik për arsimin fillor./abcnews.al
7 Marsi në Kavajë, Bashkia nderon “babain” e abetares
schedule21:08 - 7 Mars, 2018
schedule 21:08 - 7 Mars, 2018