Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj nuk e mbështet protestën e thirrur nga Sali Berisha më 7 korrik. Alibeaj u shpreh se Berisha duhet të protestojë për non gratat e PS.
Në një prononcim për mediat paraditen e sotme, ai theksoi se ka protestuar në çdo moment dhe do të vazhdojë të protestojë, por sipas tij Sali Berisha nuk mund të jetë përbashkimi i njerëzve që vuajnë.
Demokrati thotë se protesta duhet të nisë duke dalë kundër oligarkëve në Kuvend për çmimet e larta dhe më pas në shesh.
“Unë protestoj sot, kam protestuar dje. Berisha te protestojë për non gratat e PS. Unë besoj se mënyra më e mirë për të protestuar është këtu, pa frikë. Unë do të protestoj në çdo rast. Nuk mund të jetë Sali Berisha përbashkimi i këtyre njerëzve që sot vuajnë gjithmonë e më tepër. Nuk e kuptuat mirë se çfarë thashë. Isha i drejtpërdrejtë.
Nuk është ai shpresa e njerëzve. Para se të shkojnë te sheshi të vijnë këtu dhe të thonë një gjë. Për të protestuar për çmimet e larta duhet të thotë se çfarë qëndrimi ka ndaj Çet Kastratit dhe gjithë oligarkëve”, tha Alibeaj. g.v/abcnews.al