69 vite pas vdekjes vijnë eshtrat e Mit’hat Frashërit në Shqipëri

schedule15:57 - 6 Nëntor, 2018

schedule 15:57 - 6 Nëntor, 2018

69 vite pas vdekjes përmbushet amaneti i mendimtarit të Kombit Mit’hat Frashëri, për t’u prehur në atdhe. Drejtori i insitutit Lumo Skëndo Uran Butka thotë se eshtrat vijnë në Tiranë më 14 nëntor.  Butka në një intervistë për ABC Neës rrëfen detaje rreth ceremonialit shtetërore.

110 vjetori i Kongresit të Manastirit drejtuar prej Mit’hat Frashërit, përmbush edhe amanetin e një prej mendimtarëve të mëdhenj të Kombit Shqiptar, për t’u prehur në vendin e tij pas 69 vitesh që ai u nda nga jeta në mënyrë misterioze në shtëpinë e tij në Nju Jork. Drejtori i Insitutit Lumo Skëndo, Uran Butka thotë se në bashkëpunim me qeverinë shqiptare, eshtrat e Mit ‘hat Frashërit vijnë në Tiranë më 14 nëntor.

Butka thotë se ceremoniali  shtetëror në nder të  Mit’hat Frashërit do të jetë madhështor e ku do të bashkojë personalitete nga vende të ndryshme europiane dhe nga Nju Jorku.

Së fundmi figura e Mit’hat Frashërit po vjen e plotë, pasi Insituti Lumo Skëndon ka botuar 3 vepra nga korpusi i plotë që do të përmbledh gjithë veprimtarinë e plotë në 13 vepra. Ndërkohë që edhe Biblioteka Kombëtare botoi pak kohë me parë revistën “Diturija” të themeluar nga Mit’hat Frashëri në një botim të posaçëm. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!